Sherr mes të rinjve në Gjirokastër, 19-vjeçari godet me thikë të riun, arrestohet nga policia
Një 42-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e Ditës së Vitit të Ri në Greqi.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 18:30 të 1 janarit, në kilometrin e dytë të rrugës provinciale Makrychori–Gonnon, kur automjeti që drejtohej nga 42-vjeçari, duke lëvizur nga Makrychori në drejtim të Gonnonit, doli nga rruga dhe u përplas me një makinë tjetër, e drejtuar nga një 24-vjeçar, banor i zonës.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy drejtuesit e mjeteve mbetën të plagosur rëndë. Ata u transportuan me urgjencë nga ambulancat e EKAB-it në Spitalin Universitar të Larisës.
Pavarësisht ndihmës mjekësore, 42-vjeçari shqiptar, banor i Gonnosit, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë rreth orës 02:00 të mëngjesit të së enjtes.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.
Top Channel