Teksa bota pret konferencë e Trump, mbështetësit e Maduros mbushin rrugët e Karakasit pas arrestimit të tij nga SHBA-të
Ndërsa bota pret konferencën e Trump pas arrestimit të Maduros, mbështetësit e qeverisë po mbajnë një tubim në Karakas.
Ata po kërkojnë që SHBA-të të lirojnë udhëheqësin tyre.
Disa po brohorasin “ne duam Maduron”, ndërsa po udhëhiqen në një marshim nga kryetarja e bashkisë së Karakasit, Carmen Meléndez, e cila është një besnike e vendosur e qeverisë.
E veshur me një uniformë ushtarake, kryetarja tha se ajo dhe të tjerë kishin dalë në rrugë për të protestuar kundër asaj që ajo e përshkroi si “rrëmbim” i Maduros.
Ndërkohë, kundërshtarët e qeverisë po shprehin shpresën e tyre se kapja e Maduros dhe gruas së tij do të çojë në një ndryshim qeverie.
Kur shpërthyen protestat në vitin 2024 pasi këshilli zgjedhor i dominuar nga qeveria e shpalli Maduron fitues të zgjedhjeve presidenciale, edhe pse numërimi i votave të mbledhura nga opozita tregoi se kandidati i tyre kishte fituar me një shumicë dërrmuese, qeveria mori masa të ashpra.
Mijëra nga ata që protestuan ose shprehën kundërshtimin e tyre ndaj rizgjedhjes së Maduros u arrestuan dhe u dënuan me burgim të gjatë.
Vetëm pak javë më parë, Asambleja Kombëtare, e cila dominohet gjithashtu nga besnikët e Maduros, miratoi një ligj që shpallte “tradhtar” këdo që shpreh mbështetje për bllokadën detare amerikane.
Pra, rreziku për ata që flasin publikisht kundër Maduros dhe në favor të veprimeve të SHBA-së është shumë real.
Shumë venezuelianë janë larguar nga Venezuela që kur Maduro erdhi në pushtet festuan hapur në rrugët e qyteteve ku janë zhvendosur.
Top Channel