Pak orë pas sulmit amerikan në Venezuelë, mediat ndërkombëtare kanë bërë një bilanc mbi faktet që tashmë dihen dhe ato që nuk kanë ende një përgjigje.
Çfarë dimë?
- Donald Trump thotë se SHBA-të kanë ndërmarrë një “sulm në shkallë të gjerë” ndaj Venezuelës.
- Ai shton se presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortja e tij janë kapur dhe “janë nxjerrë nga vendi me avion”.
- Ushtria amerikane, konkretisht njësia Delta Force, ka kryer operacionin për kapjen e Maduros, u kanë thënë zyrtarët partnerit amerikan të BBC-së, CBS News.
- Venezuela ka shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare dhe ka deklaruar se e refuzon dhe e denoncon “agresionin ushtarak”.
- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, parashikon se nuk do të ketë veprime të mëtejshme kundër Venezuelës, sipas senatorit republikan Mike Lee.
- Ky është grumbullimi më i madh ushtarak i SHBA-ve në kontinentin amerikano-jugor që nga Lufta e Ftohtë dhe vjen pas javësh tensionesh të shtuara.
Çfarë nuk dimë
- Ku ndodhen presidenti Maduro dhe bashkëshortja e tij.
- Nëse ka viktima apo të plagosur si pasojë e sulmeve.
- Shkalla e dëmeve në pjesë të ndryshme të Venezuelës pas sulmit.
- Sa sulme janë kryer dhe cilat janë vendndodhjet e tyre.
- Më shumë hollësi mbi arsyet pse Trump vendosi të ndërmarrë këtë veprim – pritet të flasë më gjerësisht në një konferencë për shtyp në orën 17 me orën e Shqipërisë.
- Çfarë do të ndodhë më pas.
Top Channel