Sulmi amerikan në Venezuelë, Berisha: Edhe shqiptarët duhet të ngrihen në protesta, do ketë pasoja…

03/01/2026 13:04

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas sulmit amerikan në Venezuelë.

Gjatë bashkë bisedimit me qytetarët, Berisha tha se “do ketë pasoja direkte për të gjithë narko-diktatorët në botë, përfshi Shqipërinë”.

Berisha tha se edhe shqiptarët duhet të ngrihen “kundër narko-diktatorit të tyre”.

Pa asnjë diskutim që do ketë pasoja direkte për të gjithë narko-diktatorët në botë, përfshi Shqipërinë.

Por kjo kërkon mbi të gjitha, për të pasur efektin e plotë, që shqiptarët të ngrihen kundër narko-diktatorit të tyre, të ngrenë zërin fuqishëm dhe i kam bindjen më të madhe se mbështetja ndërkombëtare do të jetë e plotë për opozitën shqiptare“-u shpreh Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB