Presidenti kolumbian Gustavo Petro tregoi të premten një zonë ku mund të gjendeshin të mbijetuarit e motoskafeve të bombarduara nga ushtria amerikane në Oqeanin Paqësor, të dyshuar për transportim droge.
Ai tregoi një hartë me një X të shënuar në jug të shtetit meksikan të Oaxacas, pranë Kosta Rikës në një vijë të drejtë, pa specifikuar se për cilin nga dhjetëra bombardime amerikane po i referohej.
Megjithatë, ai vuri në dukje se kjo zonë detare “duket të jetë pikërisht zona ku marinarët u hodhën në det” për të shpëtuar veten kur anijet e tyre u bombarduan.
Ai shtoi se dihet që “tre persona” u vranë në këtë sulm.
Resulta que muchas lanchas atacadas con misiles, como está pasando en las incautaciones.que hacemos en Colombia o, con ayuda nuestra fuera de Colombia, no llevaban cocaína sino cannabis.
Problema paradójico: en EEUU, en muchísimas partes es legal. Y el Congreso de Colombia no… https://t.co/EJb6yxZKat
— Gustavo Petro (@petrogustavo) December 30, 2025
Aviso a todos los gobiernos de la zona. Está parece ser la zona exacta donde cayeron los lancheros que se arrojaron de embarcaciones que fueron bombardeadas.
Se sabe que tres personas murieron, el resto quedó viva porque se arrojaron al mar.
Información conseguida por nuestra… pic.twitter.com/Xj5oJo2AcD
— Gustavo Petro (@petrogustavo) January 2, 2026
Bazuar në këto të dhëna, bëhet e qartë se z. Petros po i referohej njoftimit nga forcat e armatosura amerikane për një sulm të nisur të martën kundër një “karvani” prej tre motoskafësh, si pjesë e operacionit kundër trafikut të drogës që ata thonë se po kryejnë.
Sipas Komandës së Përbashkët të SHBA-së për Amerikën e Jugut (SOUTHCOM), të paktën tre persona u vranë në sulmin e parë ndaj motoskafit kryesor, ndërsa ata që ndodheshin në dy të tjerat “u hodhën nga deti dhe ikën” përpara se “sulmet e mëvonshme të fundosnin anijet e tyre përkatëse”.
Megjithatë, SOUTHCOM nuk specifikoi se ku u nisën sulmet, nëse motoskafet ishin në Paqësor apo në Karaibe.
Petro shtoi se Marina Kolumbiane është “e gatshme të bashkëpunojë” në gjetjen e të mbijetuarve dhe u bëri thirrje “të gjitha qeverive në rajon” të marrin pjesë në këtë përpjekje.
Presidenti kolumbian ka kritikuar ashpër vendosjen e forcave ushtarake amerikane në Karaibe dhe Paqësor, gjoja për të luftuar trafikun e drogës. Ai thotë se marinarët po bëhen viktima të baronëve të drogës dhe se në shumë raste ata as nuk transportonin drogë të paligjshme.
Të paktën 110 persona janë vrarë në sulme të tilla që nga shtatori, sipas shifrave të publikuara nga vetë ushtria amerikane.
Donald Trump kohët e fundit iu referua shkatërrimit të një doku, ose objekti portual, i cili sipas tij se përdorej për të ngarkuar drogë, në tokën venezueliane.
Gustavo Petro tha më pas se ishte “informuar” për një sulm në shtetin venezuelian të Maracaibos.
Megjithatë, ky informacion me sa duket ishte i lidhur me një lajm në mediat sociale për një zjarr në një fabrikë kimike të quajtur Primazol.
Kreu i kompanisë në fjalë e mohoi informacionin e paraqitur si fakt nga Petro. Presidenti kolumbian ndonjëherë poston informacione që nuk janë të konfirmuara.
Top Channel