Lara Colturi e nis vitin 2026 në Skitë Alpine me një vend të gjashtë në Slalomin gjigant në Kranjska Gora të Sllovenisë, rezultati më i mirë në një disiplinë kjo që nuk ështe specialitet i saj duke e mbyllur garimin e saj në përfundim të të dy zbritjeve me kohën totale 2 minuta 1 sekondë dhe 17 të qintat.

Sportistja 19 vjeçare bëri një paraqitje të shkëlqyer në zbritjen e parë teksa u rendit në vendin e tretë. Colturi zhvilloi një garë shumë të mirë në këtë zbritje duke e përshkuar pistën me kohën 1 minutë 1 sekondë e 75 të qintat, 37 të qintat më shumë se fituesja e kësaj zbritjeje, Camille Rast, ndërkohë që e dyta u rendit amerikania Paula Moltzan.Lara Colturi në këtë zbritje la pas emra të tillë si Mikaela Shiffrin, kryesuese e klasifikimit në këtë edicion të Kupës së Botës në Skitë Alpine, Julia Scheib apo Sara Hector. 

Ndërsa në zbritjen e dytë, Lara Colturi e përshkoi pistën me kohën 59.42 sekonda duke u renditur e 10 për këtë zbritje, ndërkohë që koha totale e pozicionoi përfundimisht në vendin e gjashtë. Gara e slalomit gjigant në përfundim të dy zbritjeve u fitua nga Camille Rast e ndjekur në vendin e dytë dhe të tretë nga Julia Scheib dhe Paula Moltzan, ndërsa Mikaela Shiffrin e mbylli garimin në vendin e 5 me një kohë vetëm 3 të qintat më e shpejtë se Colturi.

Vendi i gjashtë në garën e Kranjska Gorës i jep Lara Colturit 40 pikë me 19 vjeçaren që shkon në kuotën e 402 pikëve në renditjen e përgjithshme në Kupën e Botës duke u ngjitur në vendin e 6, ndërkohë që në krye vazhdon të jetë Mikaela Shiffrin me 743 pikë, e ndjekur nga Camille Rast në vendin e dytë me 603 pikë, ndërsa në vendin e tretë është Alice Robinson me 484. Këtë të dielë po në Kranjska Gora, Lara Colturi do të garojë përsëri, por këtë radhë në disiplinën e slalomit special 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB