Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara njoftoi sot se ka pezulluar kërkimin për të mbijetuar në det pas sulmit ushtarak amerikan në fillim të kësaj jave ndaj një anijeje të dyshuara për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor.

“Roja Bregdetare e SHBA-së koordinoi më shumë se 65 orë përpjekje kërkimi që mbuluan më shumë se 1,090 milje detare në kushte të favorshme dukshmërie, pa u gjetur asnjë i mbijetuar apo mbeturinë”, tha ajo në një deklaratë.

Të mërkurën, Komanda Jugore e ushtrisë amerikane njoftoi se pesë persona u vranë në një sulm ndaj dy anijeve, por nuk e dha vendndodhjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB