Rritet mosha e daljes në pension, me nisjen e vitit 2026 ndryshojnë edhe vitet e punës

03/01/2026 12:14

Me nisjen e vitit 2026 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, si dhe vitet e vjetërsisë në punë për të dy gjinitë, sipas ndryshimeve që hynë në fuqi në janar të vitit 2015.

Reforma e ndërmarrë 10 vite më parë parashikoi një rritje graduale e moshës dhe vjetërsisë në punë, çka lidhet direkt me masën e pensionit.

Konkretisht nga 61 vjeç e 10 muaj në 2025 nga  ky vit I ri gratë do të dalin në pension pasi të mbushin 62 vjeç, kurse për burrat do të vazhdojë të jetë 65 vjeç. Për të dyja gjinitë rriten edhe vitet e punës për të marrë pension të plotë nga 38 vite e 8 muaj në 39 vite punë.(grafik)

“Aktualisht në Shqipëri janë rreth 750 mijë pensionistë, pjesa dërrmuese janë të pakënaqur me vlerën që marrin në fund të muajit, pasi gati 55% e pensioneve në vend janë të pjesshme, për mungesë të viteve të punës”, shprehet Romina Radonshiqi, eksperte ekonomie.

Me fillimin e  vitit 2026 hyn në fuqi dhe vendimi  qeverisë për rritjen e  pensioneve nëpërmjet bonuseve mujore. Konkretisht 1,800 lekë në muaj për pensionet urbane me vite të plota pune, 800 lekë/muaj për pensionet urbane të pjesshme dhe 1000 lekë në muaj për pensionet rurale. 700 lekë për pensionet familjare dhe 600 elkë për pensionet e invaliditetit.)

“Por gjithsesi dhënia e bonuseve mujore duke nisur nga janari që vjen nuk rrit bazën e pensionit, pasi indeksimi edhe në tetor të 2026-ës do të bëhet mbi pensionin bazë dhe jo mbi bonusin. Një skemë e tillë sipas qeverisë do të përdoret deri në fund të këtij derisa pensionet të arrijnë në minimal në 200 euro dhe mestar në 400 euro”, shton ekspertja e ekonomisë.

Ndërsa viti 2026 sapo ka nisur ministria e financiar lajmëron se brenda këtij viti pritet reformimi i skemës së pensioneve  me synim rritjen e qëndrueshmërisë dhe përfitimit. Autoritete thonë se rezultatet e para do të ndihen gradualisht duke vendosur bazat për një sistem më të drejtë e të sigurt për pensionistët e sotëm dhe të ardhshëm.

MOSHA E DALJES NË PENSION

GRATË                                                  BURRAT

2025        61 vjec e 10 muaj                                            65 vjec

2026        62 vjec                                                             65 vjec

 

RRITJA QË DO TË PËSOJNË PENSIONET NË VITIN 2026

 

Urban i plotë                                      1800 lekë

Urban i pjesshëm                                 800 lekë

Rural                                                  1000 lekë

Familjare                                             700 lekë

Invaliditeti                                           600 lekë

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB