Rrëfimi i Matuzalem: Futbolli më shpëtoi mua, jo miqtë e mi që mbetën të vrarë. Novellino më nxori nga burgu

03/01/2026 13:31

Francelino Matuzalém ka bërë gjithë jetën e tij tatuazh në lëkurën e tij. Në dorën e djathtë është ai që jep një pasim të gjatë me fanelën e Genoas. Në krahun e majtë, emri i një mikut të tij që nuk jeton më. ‘Herë pas here e shoh që të kujtohem se pa futbollin jeta ime do të ishte në burg ose ne varr si miqtë e mi më të cilët jam rritur. Matuzalem tashmë 45 vjeçar, aktualisht jeton në Monterosi, jashtë Romës, me partneren dhe 5 fëmijët e tij dhe ai tani tregon gjithçka në një intervistë për të përditshmen ‘La Gazzetta Dello Sport’.

‘Futbolli më shpëtoi jetën’. Matuzalem, nisim që këtu

‘Deri në moshën 15 vjeçare luaja në rrugë në një lagje të varfër, plot me të papunë dhe kriminelë. Dikush mori një tjetër rrugë, dy të tjerë me të cilët isha i lidhur, u vranë. Shpërndarje droge. Ndonjëherë edhe unë isha mes tyre’

Dhe si shpëtuat?

‘Falë Bahias. Pa të nuk do të isha këtu. Babai punonte në një ndërmarrje, nëna ime ishte shtëpiake. Njëherë u arratisa në orën 05:00 për të luajtur një turne. Kur më gjetën, babai im donte të më jepte shpulla, por unë fitova trofeun e lojtarit më të mirë. Ishte shpëtimi im’.

Si erdhët në Evropë?

‘Etapa e parë ishte Napoli, vera e 1999. Filippo Fusco më pa të luaja në Botërorin U20 me Brazilin.Ishte edhe Ronaldinho që bënte xhonglime me portokalle. Isha 19 vjeç. Pas  disa ndeshjeve pyeta kur do të luanim kundër Juventusit dhe Milanit. M’u përgjigj: ‘Epo, ndoshta vitin tjetër’. Ishim në Serie B dhe unë as nuk e dija’.

Si ishte impakti me Italinë?

‘Për një muaj kam konsumuar vetëm pizza dhe Coca Cola. Jetoja vetëm, nuk dija të gatuaja e as të vija në punë lavatricen e rrobave pa shkatërruar gjithçka, por kisha një ëngjëll; ëalter Novellino. Kur zgjohesha, vinte e më mirrte në shtëpi: ‘Brazilian, ka stërvitje’. Pa te unë organizatorin që kisha brenda meje. Te Napoli isha si zot, sa keq për rënien nga kategoria në vitin e dytë, pas ngjitjes në Serie A’

është e vërtetë që ëalter erdhi t’ju marrë në burg?

‘Po, isha brenda për një sherr me disa tifozë. Mbeta i njëjti person, nga Brazili në Serie D, ku mbylla karrierën si futbollist në 2018. Në Monterosi u dënova me 3 muaj skualifikim…’

Siviglia na tha: Matu ishte pak Pirlo dhe pak Gattuso

‘Kapiteni më ka për zëmër, këta janë monstra, por mes fitores së një kontrasti dhe dhënies së një asisti, zgjedh të parin gjithë jetën. Tani ka pak lojtarë si unë. Nuk e di sa do të vleja, por do të luaja gjithë jetën. Sot kampionët e vërtetë nuk ekzistojnë? Haaland? Yamal? Nuk e di nëse do të luante me Spanjën e fenomeneve

Dikush ju ka përkufizuar ‘kasap’ për shkak të ndërhyrjeve të rënda. Kishin të drejtë?

‘Nuk kam bërë kurrë ndërhyrje për të dëmtuar, as ndaj Brocchit dhe Krsticic, dy rrëshqitjet më të diskutuara. Me Cristian Brocchin komunikojmë ende dhe njerëzit nuk e dinë. E mora në telefon pas asaj ndërhyrjeje në Genoa-Lazio të 2013 dhe këtu dikush flet kot në ajër’

Baronio ju akuzoi se e bëtë me qëllim

‘Ishte një faull i rëndë, por jo i qëllimshëm. E vërteta është ndryshe; në 2009-2010 me Ballardinin, Baronio luante vetëm sepse Ledesma ishte jashtë skuadre bashkë me Pandev. Unë dhe Lichtsteiner shkuam te trajneri për t’i kërkuar që të kthente Cristian. Baronio e dinte mire se nëse ai do të kthehej, nuk do të luante më dhe në fakt kështu ndodhi. Ishte ziliqar. Njerëzit më fyenin për shkak të tij, por pas atij faulli mora avionin me…Lazion’.

Aty ku për dikë ju ishin ‘Profesori’

‘Meritë e Rejas që shihte shumë te unë. Ma tha pas asistit për Klosen në derbi, në minutën e fundit, në një Lazio-Roma absurde. Çfarë kampioni Miro; pas stërvitjes i fuste topat në thes vetë, në Formello. Kur mori numrin 11 në fanelë që në fillim ishte i imi, kërkoi ndjesë’

Meqë ra fjala te kampionët; Baggio te Brescia?

‘Pata fatin të shënoj 2 gola në ditën e lamtumirës së tij nga futbolli në San Siro. Më thoshte se kisha shumë talent, por që duhet të sillesha më mirë. Ia vura veshin shumë pak’

Po për Guardiolën çfarë mund të na thuash?

‘Në 2003 luanim së bashku, por ai ishte më shumë i kënaqur se unë:Matu, është kënaqësi që të të shohësh të luash’. E donte stilin tim të rrugës. Një herë më tha se do të më merrte në Barcelonë për të qenë truproja e tij. Brescia e asaj kohe sot do të luante në Ligën e Kampioneve. Mazzone ishte si një baba’.

Tjetër kujtim; Claudio Lotito

‘Hyra në 21:00 për të firmosur, dola në orën 03:00 të mëngjesit. E zinte gjumi, ishte i madh. Kur më nxori jashtë skuadre, ishte faji im, u ktheva vonë nga pushimet. Lazio ishte një pjesë e jetës dhe tifozët e kujtojnë akoma golin vendimtar në Superkupë ndaj Interit, me hundë, në 2009. Më i shëmtuari nga të gjithë’

Ndonjë prapaskenë merkatoje për të zbuluar?

‘Isha pranë kalimit te Milani e sidomos te Roma. Takova Spallettin  në hotel në kohët e Shakhtar. Atje pata trajnerin më të mirë; Lucescu’

Ndonjë debat ke pasur?

‘Me Ballardinin te Genoa. Më shihte si gjysmësulmues. Telefonova Preziosin dhe u ktheva organizator’

Ndonjë keqardhje?

‘Që nuk kam luajtur kurrë një botëror me Brazilin’

Një ves që nuk e ke lënë kurrë

‘Gjithnjë kam pirë duhan pas ndeshjeve’

Për të ardhmen çfarë synon?

‘Dua të jem trajner dhe t’u mësoj teknikën fëmijëve. Sot nuk është askush që e bën këtë’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB