Ronaldo e fillon vitin e ri me humbje, Al Nassr mundet dhe rrezikon kreun
Legjenda e Real Madridit dhe Brazilit u kthye në shtëpi pas një operacioni të suksesshëm në zemër dhe falënderoi stafin mjekësor.
Roberto Carlos ka dalë nga spitali i Sao Paulos pas një problemi shëndetësor që ka shkaktuar shqetësim global. Ylli veteran 52-vjeçar iu nënshtrua një operacioni të planifikuar në zemër (angioplasti) për të riparuar një bllokim koronar, i cili u zbulua gjatë testeve rutinë parandaluese.
Roberto Carlos falënderoi klinikën dhe të gjithë ekipin mjekësor që e operoi dhe u kujdes për të gjatë shërimit të tij. Ai e bëri këtë përmes një mesazhi në llogarinë e tij në Instagram, ku është fotografuar me mjekët që i kryen operacionin.

Përmes llogarisë së tij personale në Instagram, ambasadori i Real Madridit donte t’i jepte fund thashethemeve që kanë qarkulluar ditët e fundit për një atak në zemër.
“Dua të sqaroj se nuk kam pasur atak në zemër. Iu nënshtrova një proçedure mjekësore parandaluese, të planifikuar paraprakisht”, shkroi ai, duke pozuar i buzëqeshur pranë mjekëve që e trajtojnë.
Procedura, e cila fillimisht pritej të zgjaste 40 minuta, u zgjat në gati tre orë për shkak të disa komplikacioneve, por u përfundua me sukses të plotë.
Top Channel