Analiza e BBC/ A e ka lënë Trump në hije lideren opozitës në Venezuelë, Maria Machado? Presidenti e përmendi vetëm një herë gjatë konferencës
Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë rritur pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili paralajmëroi se Uashingtoni do të ndërhyjë nëse vriten protestues paqësorë në Iran.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, e cilësoi deklaratën e Trump si “të pamatur dhe të rrezikshme”, duke theksuar se Irani do të “hedhë poshtë me forcë çdo ndërhyrje në punët e tij të brendshme”. Ai shtoi se forcat e armatosura iraniane janë në gatishmëri dhe “dinë saktësisht ku të synojnë” në rast sulmi.
Trump shkroi në rrjetet sociale se SHBA-të “do t’u vijnë në ndihmë” demonstruesve nëse ata shtypen me dhunë, pa sqaruar se çfarë veprimi konkret mund të ndërmarrë Uashingtoni.
Protestat në Iran kanë hyrë në javën e dytë dhe janë përhapur në disa qytete, të nxitura nga rënia e fortë e monedhës vendase dhe pakënaqësia ekonomike. Deri tani, raportohet për të paktën tetë viktima, megjithëse këto shifra nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.
Autoritetet iraniane kanë paralajmëruar se nuk do të tolerojnë “kaos” apo përpjekje për destabilizim, ndërsa presidenti Masoud Pezeshkian është shprehur se do të dëgjojë “kërkesat legjitime” të protestuesve.
Ndërkohë, Irani i është drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të dënuar deklaratat e Trump. Ambasadori iranian në OKB paralajmëroi se SHBA-të do të mbajnë “përgjegjësi të plotë” për çdo pasojë që mund të vijë nga këto kërcënime.
Top Channel