Mateta s’mundi të vijë te Milan, Igli Tare: Ishte për shkak të një problemi fizik
Vëllai i trajnerit të Cagliarit, Fabio Pisacane është sulmuar nga 3 persona gjatë natës në qendër të Napolit mes Quartieri Spagnoli dhe Rrugës Toledo, pranë aktiviteteve tregtare të familjes.
Gianluca, 27 vjeç, mori goditje me armë në këmbë dhe u dërgua në urgjencën e spitalit Pellegrini ku mjekët deklaruan se është jashtë rrezikut për jetën. Në një moment të parë u duk se me të ishte edhe babai i tij, edhe ai i dhunuar, por trajneri i skuadrës sarde mohoi përfshirjen e të atit në këtë ngjarje.
Familja Pisacane ende nuk ka bërë një denoncim, por policia i ka nisur hetimet. Forcat e rendit po analizojnë imazhet e kamerave të sigurisë të njësive tregtare pranë për të ndërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar keqbërësit. Nga hetimet e para, duket se nuk bëhet fjalë për grabitje, por nuk mund të përjashtohet mundësië që agresorët të synonin të ardhurat e mbrëmjes së lokalit të menaxhuar nga familja Pisacane “Pisadog19 Spritz”
‘Ashtu sic raportohet nga disa media, këtë natë, vëllai im Gianluca u përfshi në një agresion duke mbetur i plagosur me armë zjarri-shkruante Fabio Pisacane në një postim në rrjetet sociale-po kthehej në shtëpi pasi kishte mbyllur lokalin e familjes në Quartieri Spagnoli pas një tjetër ditë pune. Dua t’ju siguroj të gjithëve për gjendjen e tij; nuk është në rrezik për jetën, është plagosur në këmbë, është mirë duke marrë parasysh eksperiencën që përjetoi. Sigurisht, u trembëm shumë; për të, për të gjithë familjen tonë. Nuk donin të më tregonin që të mos shqetësohesha, e mësova vetëm këtë pasdite. Ndërsa babai im, ndryshe nga sa është shkruar nuk është sulmuar. Në këto orë kam marrë shumë mesazhe dhe telefonata, ju falënderoj të gjithëve për solidaritetin dhe afeksionin’.
Top Channel