“Sekreti” i fotos së Maduros, analiza e ekspertit: E çorientuan dhe e filmuan që të mos zvarrisë gjyqin
Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç, ishte i ftuar në televizionin Kurir, ku zbuloi një anekdotë të panjohur.
Ana Ivanoviç konsiderohet si një nga femrat më të bukura në historinë e tenisit, dhe divorci i saj me Bastian Schweinsteiger ka qenë prej kohësh tema qendrore e të gjitha mediave botërore.
Megjithatë, a e dinit se Presidenti i Amerikës, Donald Trump dikur ishte i interesuar për Ana Ivanoviç?! Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç i ftuar në emisionin “Pulse Serbia Weekend” në televizionin Kurir zbuloi një anekdotë të panjohur.
Daçiç foli për takimin me Donald Trump, i cili i tha se Ana Ivanoviç është tenistja më e bukur në botë. “Ai nuk ishte president atëherë, dhe unë isha kryeministër. Dhe sinqerisht, ai më pyeti për Ana Ivanoviç, tha se ajo ishte tenistja më e bukur. Pas disa vitesh, kur u takuam në OKB, ai më pyeti se çfarë i ndodhi asaj, unë i thashë: Ajo u martua… Dhe ai më pyeti: Me kë u martua? E kështu me radhë, ai u zhgënjye mjaft. Ai me të vërtetë e mendoi këtë, ndoshta e ndiqte ose e pa diku në televizion – tha Daçiç.
Top Channel