Roberto Carlos del nga spitali: Nuk pësova atak në zemër, jam mirë
Milan mori një fitore me peshë në Sardenjë ndaj Cagliarit, por Massimiliano Allegri qëndron me këmbë në tokë dhe nuk ngurron të thotë një batutë për njeriun e kësaj sfide për kuqezinjtë, Rafael Leaon.
‘Kur Rafa është në mes është më i gjallë në lojën e tij, kur luan në të majtë, herë pas here përgjumet dhe del nga ndeshja, ndërsa kur luan si qendërsulmues, duke i pasur cilësitë dhe karakteristikat, e bën mirë këtë rol-tha Allegri pas ndeshjes-gjendja optimale është ende për t’u gjetur. Në pjesën e parë pësuam 3 gjuajtje në portë, në ato momente është e nevojshme që të jemi të disiplinuar, ndeshjet zgjatin 100 minuta. Në pjesën e dytë, ata e ulën ritmin dhe ne u rritëm në lojë, duhej të bënim patjetër edhe golin e dytë, kishim shumë situata të pasimit të fundit ku duhet të bënim më mirë’.
Milani pas kësaj fitoreje merr përkohësisht kreun e renditjes, në pritje të ndeshjes mes Interit dhe Bolognas dhe në këtë pikë u bë e paevitueshme që Allegri të pyetej për titullin e Serie A.
‘Është shumë shpejt, janë 5 skuadra që ndahen nga 3-4 pikë-shtoi Allegri-të fitonim dhe të mos pësonim gol ishte shumë e rëndësishme. Edhe ndaj Veronës, skuadra ishte e disiplinuar. Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe e dimë që është shumë e vështirë për t’i shkuar deri në fund; të rikuperojmë futbollistët. Shpirti i skuadrës është i mirë; nëse mungon dikush, nuk i ndihet mungesa. Skuadra luan në grup. Po përmirësohen të gjithë, edhe në mbrojtje. Të luash te Milani nuk është e lehtë. De ëinter, Bartesaghi, Estupinan, Tomori që është përmirësuar fizikisht, Gabbia që është rikthyer. Po përmirësohen sidomos në mënyrë individuale, në situatat mbrojtëse. Edhe ndaj Veronës, De ëinter dhe Pavlovic bënë një ndeshje të mirë. Po përmirësohen në leximin e lojës brenda zonës.
Allegri foli edhe për kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve duke preferuar të mos ankohet
‘Tani do të luajmë në 8 janar, 11 janar, 15 janar, 18 janar, 25 janar dhe në 1 shkurt-shtoi Allegri-në gjuhën italiane nuk isha mirë me nota, por në matematikë…Ishte e rëndësishme të luanim në datën 2, pastaj, kur të na thonë të luajmë, ne luajmë. Në fund të fundit, kalendarin nuk mund ta ndryshojmë, duhet të rikuperojmë forcat dhe të mendojmë për ndeshjen e së enjtes ndaj Genoas që është një skuadër të mërzitshme’.
Top Channel