Me pranga në duar dhe i rrethuar nga ushtarët amerikanë, mediat venezueliane publikojnë pamjet e para të Maduros pasa arrestimit

03/01/2026 17:45

Fotografia e parë e Nicolas Maduro-s që kur ai dhe gruaja e tij u kapën nga forcat amerikane Delta Force është publikuar nga një media venezueliane.

WRadio publikoi një foto të presidentit venezuelian nga brenda një avioni ushtarak me pranga.

Maduro në foto, i veshur me rroba të bardha, është ulur me burra të veshur me uniforma ushtarake në të majtë dhe të djathtë të tij.

Më parë, në një postim në Truth Social, presidenti amerikan njoftoi se udhëheqësi venezuelian ishte me gruan e tij dhe të dy u nxorën jashtë vendit.

Maduro dhe gruaja e tij u arrestuan herët këtë mëngjes nga anëtarët e Delta Force, njësia më e lartë e operacioneve speciale të ushtrisë amerikane, sipas informacionit të dhënë nga zyrtarët amerikanë për CBS Neës.

Njësia elitare Delta Force e ushtrisë ishte gjithashtu përgjegjëse për misionin e vitit 2019 që çoi në vdekjen e ish-liderit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Baghdadi.

Kujtojmë se Maduro ka qenë në listën e të kërkuarve të SHBA-së që nga viti 2020 për importimin masiv të drogës në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB