Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të shtunë
03/01/2026 07:01
Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët deri mesatar.
Në veriperëndim hera-herës në intervale të shkurtra kohore priten reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e stuhive, ndërsa në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore reshjet e borës do të vijojnë me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 10m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, sidomos në jug era pritet të arrijë deri 17m/s
Valëzimi në Dete do të jetë i forcës 4-5ballë.
Top Channel