Tifozët e Valencias të nxehur pas humbjes me Celta Vigon, shkatërrojnë autobusin e ekipit
Juventus la dy pikë me peshë në ndeshjen me Leccen pasditen e kësaj të shtune teksa në ‘Allianz Stadium’, Zonja e Vjetër nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me verdhekuqtë. Trajneri Spalletti foli pas përfundimit të ndeshjes duke vënë në dukje vështirësitë në sulm të skuadrës së tij.
‘Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë, në aspektin e lojës janë bërë hapa para, por është e qartë që rezultati bën gjithnjë diferencën dhe ne barazuam-tha Luciano Spalletti-kur je në zonë duhet të parashikosh ku kalon topi, hodhëm shumë topa në zonë, por pa e gjetur njeriun e duhur për të korrigjuar gjërat. Duhet të përmirësohemi në zgjedhjet brenda zonës’
Historitë e ndeshjes do të ishin krejt ndryshe nëse Jonathan David do të kishte ekzekutuar saktë penalltinë e fituar dhe Spalletti u pyet nëse ai ishte një gjuajtës tipik penalltish.
‘Për mendimin tim duhet ta gjuanit ju-ishte përgjigjja e Spallettit-ai që vendos të mos e ekzekutojë, e bën edhe sepse ndjen pak frikë. Ata që janë në fushë e dinë. David është një gjuajtës penalltish, i ekzekuton shumë mirë, por në këtë rast nuk ia doli të ngrejë topin. Edhe Locatelli dhe Yildiz janë gjuajtës penalltish, por ndoshta herën tjetër do të ndërhyj dhe unë. Por pjesa emocionale e ndeshjes ka rëndësi dhe ndonjëherë, kështu funksionojnë gjërat. Nuk besoj se ka qenë vetëm për ta bërë atë të shënojë. Sigurisht ai duhet të shënojë gola, sepse nëse kjo nuk ndodh, është fundi i botës. Por tani ndeshjen e barazuam dhe duhet të mendojmë për sfidën e radhës, sepse mendoj se duke luajtur kështu do të fitojmë ndeshje. Ajo që më zemëron më shumë është goli i pësuar, por unë jam me futbollistët e mi sepse bënë një ndeshje të rëndësishme’
Top Channel