Mateta s’mundi të vijë te Milan, Igli Tare: Ishte për shkak të një problemi fizik
Interi do të luajë sfidën e radhës në kampionat ndaj Bolognës, një skuadër që në 7 ndeshjet e fundit ka rezultuar një mace e zezë për zikaltrit që kanë fituar vetëm 1 prej këtyre sfidave, ndërkohë që ka pësuar 4 humbje, e fundit në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë.
Trajneri Cristian Chivu doli në konferencën për shtyp në prag të kësaj ndeshjeje që konsiderohet si ndër më delikatet e kampionatit italian këtë sezon
‘Bologna ka një identitet të qartë, të krijojnë probleme dhe vështirësi duke e mbushur zonën me sulmues, trekuartistë. Është një kundërshtar i vështirë-tha Chivu që duket se ka menduar të bëjë një rotacion-Kemi 25 futbollistë në dispoziocin, duhet të marrim rezultate edhe me rotacione, nuk është e lehtë të luash çdo 3 ditë’.
Padyshim që Chivu u pyet edhe për polemikat me trajnerin e Napolit, Antonio Conte.
‘Për mënyrën si e shoh futbollin, thumbat nuk më interesojnë-vijoi Chivu-nuk më peshojnë dhe më bëjnë për të qeshur. Janë gjëra që ndikojnë vetëm në nivel mediatik, nuk kanë të bëjnë me këtë sport. Futbolli të mbetet sport, mos të kërkohen gjithnjë kritika apo polemika të kota’
Gjithcka sillet rrotull skuadrave favorite për titull.
‘Klasifikimi thotë që janë 5 skuadra të ndara nga pak pikë, të gjitha kanë mundësinë t’i shkojnë deri në fund kampionatit. Ndoshta pas një muaji do të jetë ndryshe-tha Chivu që u pyet edhe për çështjen Joao Cancelo
‘Dua të flas më shumë për futbollistët e mi-tha trajneri rumun-për Luis Henrique për të cilin nuk po më pyesni prej kohësh, për Diouf, Dumfries apo Darmian që shumë shpejt do të kthehet. E dua këtë grup lojtarëh dhe preferoj të flas për ta’.
Top Channel