Në Francë e quanin ‘njeriu i akullt’; në pak muaj te Juventus, Jonathan David shkriu…
Nuk ka paqe për Arkadiusz Milik, viktimë e një dëmtimi tjetër. Sulmuesi polak ka shfaqur probleme në pulpë dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës edhe për dy javë.
Milik ishte kthyer në listën e futbollistëve të grumbulluar me Juventusin për ndeshjen me Romën, 574 ditë nga ndeshja e fundit e luajtur prej tij në 25 maj 2024 me Monzan dhe ishte në stol edhe në transfertën e Pisas.
Ishte fundi i një makthi pas një periudhe shumë të gjatë riaftësimi pas ndërhyrjes kirurgjikale në menisk të kryer në qershorin e 2024, një operacioni të dytë të kryer sërish në artikulacione dhe problemeve të vazhdueshme në fazën e rehabilitimit që e penguan të zbriste në fushën e lojës si në sezonin e kaluar, ashtu edhe atë aktual. Në muajt e verës Milik pati një incident në palestër dhe një plagë që e la jashtë fushave për 5 muaj të tjerë.
Kur u duk se këto vuajtje morën fund për Milik, ja ku shfaqen edhe këto probleme të tjera që do ta shtyjnë akoma më shumë kthimin e polakut në fushën e lojës
Top Channel