Danilo kthehet në ‘Allianz Stadium’ dhe nuk harron: Juventus nuk është për të gjithë, drejtuesit e tanishëm janë më të kthjellët

03/01/2026 18:59

Danilo u largua nga Torino në një mënyrë jo shumë miqësore dhe tani që u kthye ‘nxori ca inate’ ndaj Giuntoli dhe atyre që nuk e deshën te klubi bardhezi.

‘Për të punuar në futboll ka nivele, duhet të falënderoj Giorgio Chiellinin dhe drejtuesit që në këtë moment kanë marrë në dorë situatën-tha Danilo përpara fillimit të ndeshjes mes Juventusit dhe Lecces-janë më të kthjellët në zgjidhjen e situatave. Të punosh te Juventus nuk është asnjëherë e lehtë, nuk është për të gjithë’

Në Allianz Stadium, Danilo u përshëndet me shumë afeksion  nga tifozët bardhezinj ndërkohë që më pas mbrojtësi që aktualisht është pjesë e Flamengos foli edhe për mediat italiane

‘Çfarë ndjej tani që u ktheva këtu? Jam nervoz, kam përjetuar shumë emocione këtu-tha Danilo-shumë momente të bukura. Goli që vendosi Kupën Libertadores? Këto nuk janë gjëra që planifikohen. Thjesht punohet dhe mendohet për të dhënë më të mirën dhe në fund të karrierës bëhen edhe llogaritë. Për fat të mirë kam pasur një karrierë të rëndësishme, me shumë sakrifica, kam punuar shumë. Bremer më ka si shembull? Më vjen mirë që jam shëmbull për një lojtar si Gleison që ka përpara një të ardhme të shkëlqyer. Në Botëror së bashku? Ah sikur…A do të kthehesha te Juventus? Është vendi ku kam mësuar me të vërtet të luaj për fanelën, për tifozët, punonjësit, të gjithë. Nuk është një gjë për t’u marrë si e mirëqenë, të nxit shumë në fushë. Pas Flamengos më pret një e ardhme jashtë fushave dhe Juventus është shtëpia ime’

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB