Skitë Alpine/ Lara Colturi nuk ia del dot në slalom, e mbyll përpara kohe garimin e saj në Kranjska Gora
Një skuadër futbolli është tronditur jashtë mase nga ngjarja e rëndë që ndodhi në ‘Le Constellation’ të Crans Montanës natën e Vitit të Ri. Lojtarët e FC Lutry B-Juniors, ekip i Kantonit të Vaud, ishin në transfertë në qytezën e njohur zvicerane dhe vendosën të kalonin ditën e fundit të 2025 në barin ku ndodhi tragjedia.
Ata kishin prenotuar një tryezë për 12 persona dhe tani disa prej tyre rezultojnë të humbur. ‘Tre, ndoshta katër lojtarë nuk kanë dhënë ende shenja jete-tha presidenti i skuadrës Stéphane Bise, siç raportohet nga ‘Corriere della Sera’. Dy djem(mosha e futbollistëve është 16-18 vjeç) janë dërguar në spitalet zvicerane, ndërsa sipas ‘Le Matin’ përveç dy të plagosurve rezultojnë edhe 5 të humbur
‘FC Lutry është thellësisht i tronditur nga tragjedia e Crans Montana-lexohet në profilin e klubit në Instagram-anëtarët e komunitetit tonë janë të prekur nga kjo ngjarje. Mendimet tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre. Klubi po përqendrohet te mbështetja e familjeve dhe fëmijëve. Solidarizohemi dhe falenderojmë me shpirt të gjithë ata që kanë dërguar mesazhe mbështetjeje’.
Top Channel