Bergamo përqafon Gasperinin, por ka një parrullë polemizuese: Një histori e bukur, gjykohet nga fundi; sa keq!

03/01/2026 23:56

Gian Piero Gasperini këtë të shtunë u kthye në Bergamo si kundërshtar pasi Atalanta u përball me Romën në ndeshjen e radhës së Serie A. Pritja ishte e ngrohtë nga tifozët e skuadrës zikaltër të cilët i kishin rezervuar 3 parrulla që i shpalosën në tribuna.

Por parrulla e parë që u shfaq në Sektorin Jugor Morosini ishte me tone polemizuese: ‘Një histori e bukur gjykohet edhe nga fundi, sa keq!’ me frazën ‘sa keq’ që ishte shkruar me ngjyrat verdhekuqe. Në të njëjtin sektor, u shfaq një tjetër parrullë që ndenji e hapur gjatë gjithë pjesës së parë: ‘Akoma me 9 vitet e tu në sy’. Dhe në fund, rreth minutës së 25 në Sektorin Verior Pisani, bashkë me thirrjet ‘Gasperini alè’ u shpalos parrulla: ‘Një dekadë lavdie e gdhendur në historinë tonë. Ndarja një goditje në zemër, ritakimi, një emocion i madh. Mirë se u ktheve, Gasp, simboli i pashlyeshëm i Bergamos kampione’ duke iu referuar fitores së Europa League përpara dy vitesh në Dublin duke mposhtur Bayer Leverkusen 3-0

GASPERINI: NGA BERGAMO, NJË DASHURI E JASHTËZAKONSHME

‘I takova sërish djemtë e Atalantës, ajo çfarë kemi bërë në shumë vite mbetet. Në Bergamo, edhe në prag të ndeshjes kam marrë dëshmi të një dashurie të jashtëzakonshme-është shprehur Gasperini-Është një ndeshje në mes, çdokush ka objetivat e veta, por miqësia dhe afeksioni mbeten. është një nga gjërat më të bukura të futbollit. Tifozët padyshim që janë të përfshirë. Ne punojmë për objektivat tanë’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB