Barcelona e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme 2026. Skuadra blaugrana arriti të fitojë derbin katalanas me Espanyol me rezultatin 2-0 një sukses që nuk ishte shumë i lehtë për t’u arritur kjo edhe për meritë të vetë Espanyolit që ia vështirësoi shumë gjërat skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte shumë e ekuilibruar, me Barcelonën që kërkonte të kishte zotërimin e topit, ndërsa edhe Espanyol kërkoi t’i hapë punë mbrojtjes kundërshtare. Dhe në fakt rastet i pati Espanyoli, por u përball me ish portierin e vet Joan Garcia që bëri disa ndërhyrje mjaft të mira duke mbajtur portën e tij të paprekur. pavarësisht ritmit të mirë të lojës, pjesa e parë mes dy skuadrave u mbyll me barazimin 0-0.

Gjërat ndryshuan në pjesën e dytë, falë lëvizjes vendimtare të Flick. Trajneri gjerman hodhi në fushë Fermin Lopez që zëvendësoi Rashford dhe trekuartisti spanjoll u bë protagonisti i vërtetë i ndeshjes në fazat finale të ndeshjes. Në fillim Fermin shërbeu te Olmo për golin që zhbllokoi rezultatin në minutën e 86. Pak minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë i Robert Leëandoëskit, edhe ky pas asistit të Fermin Lopez. Në fund ndeshja u mbyll 2-0 për Barcelonën e cila për momentin e rrit ne +7 pikë diferencën me Realin e Madridit që do të luajë këtë të dielë ndaj Betis Sevilla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB