Në Francë e quanin ‘njeriu i akullt’; në pak muaj te Juventus, Jonathan David shkriu…
Sfida e kampionatit arab të futbollit mes Al Ahli dhe Al Nassr e përfunduar me rezultatin 3-2 përfundoi me sherr ku u përfshi edhe Joao Felix.
Gjithçka nisi në minutën e 95 pas një faulli në dëm të një prej futbollistëve të Al Nassr; në tentativë për të kthyer qetësinë, portugezi e pa veten në qendër të një përplasjeje dhe u godit me shpullë nga mbrojtësi i Al Ahli, që u ndëshkua menjëherë me karton të kuq.
Pak çaste më vone u ndëshkua me karton të kuq direkt edhe Boushal. Tensionet në fushë vijuan edhe pas fërshëllimës së fundit të arbitrit me Joao Felix që ishte shumë i nervozuar aq sa arriti t’i japë një të shtyrë Drejtorit Sportiv të Al Ahli, Rui Pedro Braz. Drejtuesi i Al Ahli duke festuar pas përfundimit të ndeshjes i tha diçka, Cristiano Ronaldos dhe Joao Felix, me futbollistët që nuk e morën mirë, ku më i nervozuari ishte pikërisht Joao Felix që i dha një të shtyrë Rui Pedro Braz.
Top Channel