E bujshme për sulmuesin e kombëtares, kërkon kthimin në futbollin turk…
Armando Broja po jep sinjale gjithnjë e më të qarta se po rikthehet në formën e tij më të mirë.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po fiton minuta të rëndësishme te Burnley dhe në ndeshjet e fundit është shndërruar në një nga lojtarët kyç të skuadrës, duke kontribuar si me gola ashtu edhe me asist.
Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, Broja ka pranuar se periudha e adaptimit në Premier League nuk ka qenë e lehtë, por puna e vazhdueshme fizike dhe besimi i trajnerit kanë bërë diferencën. Ai pritet të jetë sërish titullar në përballjen e radhës ndaj Brighton.
“Premier League është një kampionat jashtëzakonisht i vështirë dhe shumë fizik. Duhet kohë për të mbajtur ritmin dhe për të qenë konstant në çdo ndeshje,” u shpreh Broja, duke theksuar se i është dashur një periudhë ndërtimi për t’u përgatitur siç duhet.
Sulmuesi shqiptar tregoi se ka punuar intensivisht çdo ditë dhe çdo javë për të përmirësuar aspektin fizik, duke u ndjerë tashmë më i fuqishëm dhe më i shpejtë se më parë. Sipas tij, minutat e rregullta në fushë i kanë dhënë edhe një shtysë të madhe psikologjike.
“Besimi i trajnerit më ka ndihmuar shumë. Ndihem shumë më mirë tani dhe jam gati për sfidën e radhës ndaj Brighton,” tha Broja.
Ai shtoi se nuk dëshiron të jetë vetëm një sulmues që pret rastin për të shënuar, por synon të kontribuojë në çdo fazë të lojës: të krijojë raste, të driblojë dhe të ndihmojë bashkëlojtarët.
“Jam i lumtur kur shënoj, por dua të jem aktiv gjatë gjithë ndeshjes. Tani ndihem më i rritur si lojtar dhe më i kompletuar se më parë,” përfundoi Broja.
Armando Broja previews this weekend’s match against Brighton pic.twitter.com/FjRbOeN7QP
— Burnley FC (@BurnleyOfficial) January 2, 2026
Top Channel