Nga Zirkzee te Chiesa, nga Frattesi te Dragusin: Pyetjet e merkatos së janarit
Edhe futbolli bën llogaritë e të lënduarve në ferrin e Crans Montana. Mes viktimave dhe të plagosurve të shpërthimit të frikshëm natën e Vitit të Ri në Zvicër(të paktën 47 viktimave mes të cilëve golfisti 16 vjeçar Emanuele Galeppini), janë edhe dy lojtarë premtues në futbollin evropian, por që patën fate të ndryshme në këtë ngjarje të tmerrshme.
Thelen(Pescara); arratisje mes flakëve. Eliot Thelen,me origjinë nga Luksemburgu, pjesë e Pescara U19 i shpëtoi për mrekulli vdekjes. I riu gjendej në të njëjtin pub, por arriti të dalë në kohë nga lokali në flakë duke pësuar vetëm djegie të lehta në gishtat e dorës së djathtë. Për të pati vetëm frikë, por dhe lehtësim pasi i mbijetoi një masakre.
Dos Santos(Metz); fluturim urgjent në Gjermani. Më herët është raportuar për situatën shumë kritike të Tahirys Dos Santos, mbrojtësit të majtë 19 vjeçar të Metz që i bashkohet edhe skuadrës së parë në Ligue 1. Dos Santos ka pësuar djegie të rënda në disa pjesë të trupit. Futbollisti u transferua me urgjencë në një strukturë të specializuar në Gjermani ndërkohë që klubi i Metz mbeti i shokuar. Objektivi i klubit francez është të transferojnë Dos Santos në spitalin e Mercy, pranë shtëpisë së tij, në momentin që kushtet klinike do ia lejojnë këtë.
Top Channel