Basketboll/Katalonja kundër ndeshjes Barcelona-Maccabi Tel Aviv në Euroleague
Njëzet e dy vjet pas finales së parë të saj në Melbourne, Venus Williams kthehet në Australian Open, duke vendosur një rekord. Amerikania ka marrë një ftesë në moshën 45 vjeçare duke u bërë tenistja më e vjetër në moshë që merr pjesë në turneun e parë Grand Slam të vitit. Ajo do të jetë në tabelën kryesore të Melbourne për herë të parë që nga viti 2021.
‘Jam entuziaste që do të kthehem në Australi dhe mezi pres të luaj turneun gjatë verës australiane-tha Venus Williams-kam shumë kujtime të mrekullueshme atje dhe jam shumë mirënjohëse për mundësinë që më jepet që të kthehem në një vend që ka shumë domëthënie për mua’
Më këtë pjesëmarrje, Venus Williams, që ka arritur në finale të Australian Open në 2003 dhe 2017, thyen rekordin e japonezes Kimiko Date që ishte 44 vjeç kur humbi në raundin e parë ne edicionin e vitit 2015. Për t’u përgatitur për turneun e Melbourne që nis në 18 janar, Venus do të luajë në turneun e Auckland në Zelandën e Re që do të mbahet në 5-11 janar.
Top Channel