‘Solomon mbështet Netanyahun, nuk është i mirëpritur në Firenze’/ Postimi i këshilltarit të Sesto Fiorentino ndez polemikat

02/01/2026 23:18

‘Nuk je i mirëpritur në Firenze’-kështu u shpreh Jacopo Madau, sekretari i Sinistra Italiana në Firenze dhe njëkohësisht, këshilltar për kulturën në bashkinë e Sesto Fiorentino në një postim të tij në Facebook duke shprehur mosmiratimin e tij për transferimin e futbollistit izraelit Manor Solomon te Fiorentina, i cili këtë të premte shkoi në qytetin toskan për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën.

Sapo u zyrtarizua ardhja e futbollistit izraelit Solomon te Fiorentina-pohonte Madau-të fundit apo jo, ai që nuk e ka fshehur mbështetjen e tij ndaj politikave të gjenocidit të Netanyahut, nuk është i mirëpritur në Firenze dhe nuk mund të përfaqësojë qytetin tonë dhe Fiorentinën. Si tifoz dhe i abonuar nuk do të mungoj për ta shprehur këtë në stadium’

Një deklaratë kjo që ka shkaktuar polemikë politike në Firenze teksa forca e qendrës së djathtë u përgjigj menjëherë. Këshilltari i Fratelli d’Italia, Alessandro Draghi dhe kreu i grupit të kësaj force politike në Sesto Fiorentino, Stefano Mengato deklaruan: ‘Të jesh qytetar izraelit nuk është faj. Këshilltari Jacopo Madau, që ka shprehur kritika territoriale për futbollistin e blerë nga Fiorentina, Manor Solomon, të mendojë për problemet e Sesto Fiorentino. Për aeroportin mund të kemi mendime të ndryshme, por të mos zihemi për Fiorentinën ku në këtë moment duhet vetëm unitet për të shpëtuar. Çfarë faji ka një djalë 26 vjeçar për gjenocidin në Gaza? Lufta përçan, sporti bashkon dhe këtë duhet ta dijë këshilltari për kulturën i Sesto Fiorentino’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB