Aksidenti i rëndë me dy të vdekur që i rreziko jetën edhe yllit të boksit, policia ngre akuza ndaj shoferit të Anthony Joshuas
Lara Colturi do të ketë nje rivale më pak në garat e radhës së Kupës së Botës në Skitë Alpine dhe Lojërat Olimpike Dimërore të Milano Cortinës. Skiatorja austriake, Katharina Liensberger, fituese e medaljes së argjendtë Olimpike, pësoi një dëmtim të rëndë në gju pas një incidenti të pësuar gjatë një seance stërvitore duke e mbyllur kështu sezonin olimpik.
Federata Ndërkombëtare e Skive dhe Snowboard bën të ditur se Liensberger pësoi një frakturë në platonë tibiale, një dëmtim në menisk dhe një dëmtim të ligamentit në gjurin e djathtë. Liensberger e pësoi dëmtimin pas një rrëzimi duke u stërvitur në slalomin gjigant në St.Michael në Austri me skiatoren që do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Ky dëmtim do të thotë që skiatorja austriake nuk do të mund të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore që do të zhvillohen muajin e ardhshëm në Itali. Kampionia e botës në slalom në vitin 2021, u rendit e dyta në Olimpiket Dimërore të Pekinit në 2022, ndërsa në garën e fundit të 2025 në slalom për Kupën e Botës, Liensberger u rendit në vendin e katërt, menjëherë pas Lara Colturit në vendin e tretë.
Ndërkaq këtë fundjavë do të zhvillohen dy garat e para për 2026 në Kranjska Gora të Sllovenisë në Slalomin gjigant dhe slalom ku Lara Colturi do të kërkojë të ngjitet sërish në podium.
Top Channel