Ngjarja tronditëse në Vlorë/ Çifti kishte dy muaj që ishin ndarë, burri dhunoi ish-gruan për vdekje

02/01/2026 14:48

Llogora Xhebro dhe Sose Bozhani ishin ndarë prej dy muajsh, por sot 52-vjeçari e dhunoi për vdekje ish-bashkëshorten dhe më pas vrau veten. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:30 në banesën e tyre në Orikum.

48-vjeçarja ka ndërruar jetë në banesë, ndërsa në momentin që shërbimet e policisë kanë mbërritur në banesën e çiftit, kanë konstatuar se 52-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri dhe pranë trupit të tij është konstatuar një armë zjarri tip Glock dhe një gëzhojë kalibër 9 mm.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB