Europa League/ Fitore për Betis, Stuttgart dhe Nottingham Forest, 25 gola në nëntë ndeshje
Dokumentet e siguruara nga The Guardian tregojnë se komunitetet hebreje në West Midlands paralajmëruan policinë lokale se ndalimi i tifozëve të Maccabi Tel Aviv për ndeshjen e Europa League ndaj Aston Villa mund të perceptohej si antisemit.
Ndeshja u zhvillua më 6 nëntor në Villa Park, Birmingham, dhe vendimi shkaktoi reagime të forta, duke përfshirë edhe reagimin e kryeministrit Keir Starmer, i cili e dënoi vendimin si “të gabuar” dhe e konsideroi si mundësi antisemitizmi.
Një kopje e minutave të një takimi të grupit këshillues për sigurinë më 16 tetor – dita kur u shpall ndalimi – tregon se, sipas policisë, komunitetet hebreje shprehën shqetësimin se vendimi mund të perceptohej si antisemit, jo thjesht si masë sigurie publike. Dokumenti thekson se kjo perceptim mund të dëmtonte besimin e qytetarëve dhe reputacionin e autoriteteve dhe klubit.
Policia po ashtu ishte e vetëdijshme për shqetësimet e tifozëve të Aston Villa lidhur me incidente urrejtjeje, duke përfshirë raste të izoluar të abuzimit antisemit.
Revelacionet vijnë pas një faljeje të zyrtarit të lartë të policisë, Mike O’Hara, ndaj komuniteteve hebreje të Birmingham pas komenteve të tij për mbështetjen e supozuar të ndalimit nga disa anëtarë të komunitetit hebre. Një zëdhënës i forcës policore sqaroi më pas se nuk ishte qëllimi i oficerit të nënkuptonte se komuniteti hebre ishte në fakt në favor të ndalimit.
Sipas minutave të takimit, policia kishte “informacione të konsiderueshme që tregojnë potencial për trazira” nga tifozët e Maccabi Tel Aviv, duke u bazuar në incidente të mëparshme në Itali, Norvegji dhe Amsterdam. Policia citohet të ketë thënë se edhe sportet e tjera, përfshirë bejsbollin në Holandë, kanë pasur probleme kur ishin të përfshirë ekipe izraelite.
Megjithatë, dokumenti thekson se niveli i rrezikut mbetet “mesatar” pa tifozët e vizitorëve për shkak të tensioneve komunitare dhe mundësisë për protesta spontane. Vendimi për ndalimin e tifozëve të Maccabi u mor për shkak të “rrezikut të lartë dhe tensioneve të mundshme në komunitet” dhe nuk u kundërshtua nga asnjë anëtar i grupit këshillues.
Kreu i West Midlands Police, Craig Guildford, dhe drejtues të tjerë të bashkisë së Birmingham-it do të thirren javën e ardhshme nga Komiteti i Punëve të Brendshme për të dhënë shpjegime. Një rishikim i pavarur pritet të shqyrtojë procesin e vendimmarrjes dhe mundësitë për përmirësim në aspektin e qeverisjes.
West Midlands Police janë kontaktuar për një koment, por kanë refuzuar të japin një përgjigje.
Top Channel