Hënë ujku dhe shi meteorësh, 2026-ta nis me “spektakël qiellor”
Partia Kristiansociale Gjermane, CSU po këmbëngul për një ashpërsim të mëtejshëm të politikës së emigracionit dhe sidomos për kthimin e shumicës së refugjatëve sirianë.
Në një dokument të Unionit Kristiansocial një takimi të grupit të landit në Seeon, Bavarinë e Epërme në 6 janar flitet për një “ofensivë kthimi” që duhet të zhvillohet “sa më shpejt”.
Për shumicën e sirianëve me leje qëndrimi të përkohshme, argumenti i mbrojtjes nuk është më në fuqi pas përfundimit të luftës civile, thuhet në dokument. “Për ata që nuk largohen vullnetarisht, dëbimet duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur”. Mbi dokumentin e CSU ka raportuar gazeta gjermane “Münchner Merkur” dhe dpa. 2026 duhet të jetë vit i ofensivës së dëbimeve, “me fluturime të planifikuara dhe gjithashtu për në Siri dhe Afganistan”.
Për këtë qëllim,duhet të krijohen në të gjithë Gjermaninë qendrat e kthimit, së bashku me një terminal të dedikuar dëbimi në Aeroportin e Mynihut. CSU dëshiron të ndjekë një qëndrim më të ashpër edhe ndaj refugjatëve nga Ukraina. “Për më tepër, ne do të këmbëngulim që burrat ukrainas në moshë ushtarake, në veçanti, të kontribuojnë në mbrojtjen e vendit të tyre”, thuhet në dokument, por nuk jepen detaje të mëtejshme. Pikë tjetër në dokumentin e CSU është vështirësimi i kritereve për të hyrë në sistemin social gjerman.
“Aktualisht, qytetarëve të BE-së u garantohet liria e lëvizjes brenda Unionit me ligj, madje edhe me një kohë minimale pune javore prej 5.5 orësh. Ne duam të ngushtojmë përkufizimin e konceptit ‘punëtor’ siç përcaktohet në Direktivën e BE-së për Lirinë e Lëvizjes”, sqarohet në deklaratë. Kreu i grupit rajonal Alexander Hoffmann i tha “Merkur”, se “migrimi i fuqisë punëtore në Gjermani nuk duhet të jetë emigrim varfërie”.
Top Channel