Humbi shikimin gjatë trazirave të vitit 1997, Emiliano Lule përballet më një tjetër emergjencë shëndetësore pas një aksidenti automobilistik Në këtë banesë me qerpiç ku shiu e era depërtojnë brenda, në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit jeton Hatixhe Alhysa me djalin e sëmurë, nusen dhe dy fëmijët e tyre.
Në këtë banesë asgjë nuk flet për festë, por vetëm për mjerim.
“Jetojmë me pensionin dhe rrogën e nuses që të ushqejmë fëmijët”-shprehet Hatixhe Alhysa
Teksa djali që duhet të ishte shtylla e shtëpisë vuan nga një problem i rëndë në zemër, familja jeton vetëm me pensionin e të moshuarës dhe ato para që nusja fiton duke pastruar shtëpi në qytet.
Edhe pse pak para atyre u mjaftojnë për të jetuar. E vetmja gjë që kërkojnë është një banesë që t’i mbrojë nga i ftohti.
“Kërkoj vetëm shtëpi, të paktën t’i lë mirë fëmijët dhe të iki“-thotë ajo mes lotësh.
Në këto ditë të vitit të ri teksa të gjithë kanë shpresa për të vit më të mirë, familja Alhysa në Elbasan kërkon vetëm 4 mure dhe një çati për dy fëmijët e vegjël.
Top Channel