Aksident rrugor në autostradën Milot-Morinë/ Disa makina përplasen mes tyre, dy gra të plagosura
02/01/2026 11:28
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Milot–Morinë, ku disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Për pasojë, dy gra kanë mbetur të plagosura dhe janë transportuar në spital.
Njoftimi i policise
Rreth orës 09:40, në autostradën Milot–Morinë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë disa automjete. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve, shtetasja F. T., si dhe pasagjerja, shtetasja N. T., të cilat po marrin mjekim në spital dhe paraprakisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit.
Top Channel