“2025, vit i interesave partiake”/ Analistët në Kosovë: Pasojat e krizës vijojnë, pritet rikthimi te interesat e qytetarëve

02/01/2026 15:53

Kosova e nisi vitin 2025 me zgjedhje parlamentare dhe e mbylli atë me zgjedhje të parakohshme.

Përgjatë kësaj kohe “bllokada” ishte nocioni që i përkufizon 12 muajt e fundit në vend, nisur që ka tentimet për konstituim të kuvendit e deri te dështimi i dyfishtë i Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e qeverisë. Në fillim të 2026-tës, kur ka një reflektim prapa, potencohet se Kosova vuan pasojat e veprimeve politike.

Sot ne përballemi me pasoja të rënda për shtetin e Kosovës, institucionet e Kosovës, për arsye se nuk pati parti politike që i dalin zot dhe e shohin interesin shtetëror, përpara interesit personal të liderëve politik dhe partisë në përgjithësi”- shprehet Naim Jakaj.

Një mendësi e tillë shkaktoi kaos të brendshëm e stagnoi avancimin e Kosovës në rrugën e saj euro-atlantike, shto këtu që edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërprenë dialogun strategjik me Kosovën për një kohë të pacaktuar. Kjo e vendosi Kosovën në mesin e vendeve që kanë prirje anti-perëndimore, krah Kinës, Gjerogjisë dhe Rusisë.

Mënyra se si e ka prezantuar Kosovës, si qeveria dhe organet shtetërore nuk po respektojnë vendimet e gjykatave, kjo të vendosë më larg se sa Rusia dhe Kina. Këto janë problematika jashtëzakonisht shumë serioze që askush nuk i ka adresu në formën e duhur”-shprehet Dritëro Arifi.

Pasi zgjedhjet e fundvitit nxorën fitues të qartë, Lëvizjen Vetëvendosje, me 50% të votave, kërkohet një rikthim te prioritetet politike të vendit.

“Besoj që viti 2026 do të jetë vit i kthimit në prioritetet politike të Kosovës dhe më shumë që të rikthehemi te interesat e nevojat e përgjithshme që i ka Kosova sot, më shumë se te interesat e partive. Mendoj që vitit 2025 ishte më shumë vit i interesave të partive politike sesa i interesit të Kosovës”-shprehet eksperti Belgëzim Kamberi.

Në rrafshin ndërkombëtar, Kosova shënoi një sukses me heqjen e shumicës së masave ndëshkuese nga Bashkimi Evropian pas tranzicionit paqësor të pushtetit lokal në katër komunat veriore. Pjesa e mbetur e masave hiqen në fund të janarit 2026.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB