Vajza e Schumacher zbulon aksidentin me kalë të babait të saj pak para tragjedisë në ski, tregon pasionin për kuajt që e ndihmuan të përballonte pasojat Të paktën dy persona janë raportuar të vdekur gjatë përshkallëzimit të protestave në Iran, të shkaktuara nga rritja e çmimeve dhe rënia e monedhës kombëtare.
Ngjarjet ndodhën në Lordegan, qytet në jug-perëndim të vendit, ku protestuesit u përplasën me forcat e sigurisë.
Agjencia gjysmëzyrtare Fars dhe grupi për të drejtat e njeriut Hengaw raportuan vdekjet, ndërsa video të shpërndara në rrjetet sociale treguan makina të djegura dhe përplasje të dhunshme midis protestuesve dhe policisë.
Ndërkohë, media raportojnë se një anëtar i forcave të sigurisë, pjesë e Gardës Revolucionare, u vra gjatë përplasjeve në qytetin Kudasht, por protestuesit thonë se personi ishte një prej tyre dhe u qëllua nga policia.
13 pjesëtarë të policisë dhe të forcave Basij u plagosën nga hedhja e gurëve.
Shkollat, universitetet dhe institucionet publike u mbyllën të mërkurën, një ditë pushimi që autoritetet justifikuan si masë për të kursyer energjinë, por që u perceptua nga shumë iranianë si përpjekje për të frenuar protestat.
Presidenti Masoud Pezeshkian tha se qeveria do të dëgjojë “kërkesat legjitime” të protestuesve, ndërsa prokurori i përgjithshëm Mohammad Movahedi-Azad paralajmëroi se çdo përpjekje për të krijuar paqëndrueshmëri do të marrë një “përgjigje vendimtare”.
Top Channel