“Një masakër, të rinjtë dilnin nga lokali të mbuluar në gjak”, dëshmia tronditëse nga Crans Montana ku u shënuan 40 viktima: Atmosfera shumë e rëndë

01/01/2026 15:38

Një zjarr dhe një shpërthim ndodhën gjatë natës në vendpushimin skiistik të Crans-Montana, në Zvicër, gjatë një feste të Vitit të Ri të rezervuar për nën 17 vjeç, në ambientet e lokalit “Le Constellation”, ku u regjistruan të paktën 40 viktima.

“Disa të njohur më kanë treguar për të rinj që kanë dalë nga lokali të përgjakur, disa edhe pa rroba. Një masakër e vërtetë”-kështu deklaron Michela Ris, nënkryetare e komunës së Asconës dhe deputete në Këshillin e Madh, e cila ndodhet në Crans-Montana, për mediat zvicerane.

“Gjithçka e errët. Ka miq që nuk u përgjigjen mesazheve. Ndoshta thjesht janë duke fjetur, por nuk e dimë nëse, pasi kanë qenë në shtëpinë tonë, janë kthyer direkt në shtëpitë e tyre apo kanë dalë për një pije të fundit, ndoshta pikërisht në lokalin ku ndodhi tragjedia,” vijon ajo.

“Jemi shumë të shqetësuar dhe po përpiqemi të kontaktojmë të gjithë, një nga një, për t’u siguruar që janë mirë. Jemi të tronditur,”- tregon deputetja për Corriere del Ticino, duke shpjeguar se në këtë vend turistik atmosfera është surreale: “Rruga është e mbyllur për qarkullim, ka polici dhe forca rendi kudo. Në këmbë ende mund të kalohet, por atmosfera është jashtëzakonisht e rëndë.”

Top Channel