Dhunë ndaj policisë në Holandë gjatë natës së Vitit të Ri, dy persona humbin jetën dhe dhjetëra të plagosur

01/01/2026 20:05

Policia holandeze u përballë me një nivel dhune të paprecedentë gjatë natës së Vitit të Ri, duke u sulmuar me fishekzjarrë dhe shpërthime të tjera, ndërsa dy persona humbën jetën gjatë incidenteve.

Një djalë 17-vjeçar dhe një burrë 38-vjeçar u vranë, ndërsa në Gjermani dy adoleshentë 18-vjeçarë humbën gjithashtu jetën nga fishekzjarrët e bëra vetë.

Sulmet ndaj policisë dhe zjarrfikësve u regjistruan në të gjithë vendin. Në Breda, policia u sulmua me bomba molotovë, ndërsa në Rotterdam, u trajtuan 14 pacientë për lëndime të syve, përfshirë 10 të mitur, ku dy prej tyre iu nënshtruan operacionit.

Kryetarja e Sindikatës së Policisë Holandeze, Nine Kooiman, tha se ajo u sulmua vetë dhe e përshkroi dhunën si “të paprecedentë”.

Autoritetet paralajmërojnë se nga viti 2026 do të hyjë në fuqi ndalimi i fishekzjarrëve, ndërsa sipas Shoqatës Holandeze të Piroteknikës, këtë vit janë shpenzuar 129 milionë euro për to.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB