Çfarë dihet për sulmin e dyshuar ndaj rezidencës së Putinit? Një grup shamanësh u mblodhën buzë detit në lagjen Miraflores të kryeqytetit peruan, Lima, për të zhvilluar ritualin e tyre tradicional të fundvitit, ku bëjnë parashikime për vitin që vjen.
Të veshur me ponço dhe mbulesa tradicionale shamanët kryen ceremoninë rituale dhe dhanë parashikime për marrëdhëniet ndërkombëtare, konfliktet globale dhe fatin e disa liderëve botërorë.
Sipas tyre, Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, do të largohet nga pushteti, ndërsa luftërat dhe tensionet ndërkombëtare do të vijojnë edhe gjatë vitit të ardhshëm.
Shamanët shtuan se lufta në Ukrainë dhe përplasjet e tjera globale do të vazhdojnë, ndërsa paqja mbetet ende e brishtë.
Ata u lutën gjithashtu për fundin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës dhe për paqe në Lindjen e Mesme. Grupi ka pasur një histori të përzier parashikimesh.
Vitin e kaluar, ata paralajmëruan një “luftë bërthamore” mes Izraelit dhe Gazës, ndonëse aktualisht atje është në fuqi një armëpushim.
Megjithatë, në dhjetor të vitit 2023, shamanët parashikuan saktë se ish-presidenti peruan Alberto Fujimori do të ndërronte jetë brenda një viti gjë që ndodhi në shtator 2024.
Para ceremonisë, shamanët konsumuan pije haluçinogjene tradicionaletë cilat, sipas besimit të tyre, u japin aftësinë për të parë të ardhmen.
Në plazhin La Herradura, ata vendosën batanije me lule të verdha, gjethe koka, shpata dhe objekte simbolike, duke kërkuar energji pozitive për vitin e ri.
Përveç zhvillimeve politike, shamanët paralajmëruan edhe fatkeqësi natyrore, si tërmete dhe fenomene ekstreme klimatike, duke theksuar se viti i ri do të jetë një periudhë sfiduese për botën.
Top Channel