Në prag të ndërrimit të viteve, 15-vjeçari kapet duke shitur fishekzjarrë, pas ndalimit dhunon policin
Një 29-vjeçar është në kërkim pasi përndiqte një 55-vjeçar në rrjeteve sociale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Fier shpallën në kërkim shtetasin P. T., 29 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kanosur dhe përndjekur një 55-vjeçare, nëpërmjet rrjeteve sociale. Po punohet për kapjen e tij“, njofton policia.
Ndërkohë specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasit:
-Gj. D., 49 vjeç, banues në fshatin Zhupan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj kushëririt të tij dhe i ka dëmtuar automjetin;
-I. M., 52 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. M., 23 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, pasi i ka dëmtuar automjetin një shtetasi 21 vjeç.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. C., 34 vjeç, banues në fshatin Strumë, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi A. C..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Top Channel