Ambasada e SHBA në Tiranë u uron shqiptarëve ndërrimin e viteve: Partneriteti ynë vazhdon të forcohet, festojmë arritjet tona më të mëdha

31/12/2025 16:40

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka përcjellë një mesazh urimi për shqiptarët për Vitin e Ri, duke theksuar se partneriteti mes dy vendeve do të forcohet vazhdimisht, duke u bazuar në qëllime dhe vlera të përbashkëta.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Ambasada thekson se fundi i vitit është një moment i përshtatshëm për të reflektuar mbi arritjet e përbashkëta dhe për të pritur me entuziazëm zhvillimet e ardhshme, sidomos për vitin 2026.

Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë!”, thuhet ne mesazhin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB