Shoqata Tirana “shkon” në Preshevë/ Kreu i Asamblesë së shoqatës flet për cenimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë: Rruga jonë nuk ka lidhje me partitë politike

30/12/2025 15:26

Shoqata “Tirana”, që prej 34 vitesh është përkushtuar në promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të kryeqytetit, por edhe në çështje që prekin kombin shqiptar, përmes kryetarit të asamblesë ka deklaruar se do të intensifikojë angazhimin për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ngjarjet e rënda që po zhvillohen në Medvegjë dhe Preshevë, atje po bëhet një gjenocid duke i bërë pasaportat e shqiptarëve në zonë pasive. Kemi përgatitur një deklaratë që do t’i shpërndahet gjithë trupit diplomatik, gjithë politikës në Shqipëri, deri në Amerikë dhe Bashkimin Europian.”, shprehet Shkëlqim Hajdari, Kryetar i Asamblesë.

Shoqata sqaron se nuk ka lidhje apo ndikim politik, por në qendër të veprimtarisë së saj ka interesin e qytetarëve.

Më tej ai shton “Rruga jonë nuk ka lidhje me partitë politike, rruga jonë ka lidhje me Tironën, atdheun, Shqipërinë dhe gjithë kombin shqiptar.”

Tashmë, me ambiente të reja, shoqata “Tirana” do të vijojë misionin për ruajtjen e historisë, traditës dhe kulturës së Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB