Video/ Rusia shfaq sistemin e saj të raketave Oreshnik në Bjellorusi, synon të rrisë aftësinë për të goditur objektiva në rast lufte
Një 20-vjeçar me origjinë afgane dyshohet se ka sulmuar pesë persona me një levë në një spital në Mbretërinë e Bashkuar, pasi pretendohet se i ishte refuzuar një takim në një spital.
Sipas mediave, ngjarja ndodhi në Spitalin Komunitar Newton, pak pas mesditës së sotme. Oficerët e policisë dhe shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje pas raportimeve për një person agresiv.
Sipas policisë burri kishte shkuar në spital për të kërkuar një takim, por pasi kërkesa e tij u refuzua dhe iu kërkua të largohej, ai u bë agresiv. Ai dyshohet se fillimisht ka dëmtuar një banak, përpara se të sulmonte persona të pranishëm brenda ambientit të spitalit.
20-vjeçari me origjinë nga Afganistani, u neutralizua shpejt nga oficerët dhe u arrestua nën dyshimin për pesë akuza për plagosje, përleshje dhe dëme penale.
Viktimat e sulmit po trajtohen nga mjekët për lëndime që, sipas policisë, nuk janë kërcënuese për jetën.
Top Channel