Publikohen pamjet e grabitjes spektakolare në Luvër/ Muzeu mbyllet për herë të tretë nga greva e sindikatave, kundërshtohet edhe rritja e çmimit të biletave
Në prag të natës së ndërrimit të viteve, Orkestra e Harqeve të Durrësit erdhi me një koncert gala, ku tingujt e veprave të njohura shqiptare dhe botërore u kthyen në një dhuratë fundviti për artdashësit e qytetit bregdetar.
Nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja, orkestra interpretoi një program të përzgjedhur. Në skenë u ngjit sopranoja e njohur Eva Golemi dhe solisti në saksofon Alen Kuriçi, që u duartrokitën gjatë nga publiku.
Në repertor u interpretuan vepra nga Puccini, Mozart, Armstrong, Mendez, Jakova, Kuriçi dhe autorë të tjerë. Këto vepra sollën një udhëtim të bukur muzikor në stile dhe epoka të ndryshme.
Mbrëmja gala u kthye në një moment të bukur artistik në pritje të natës festive të Viti të Ri.
Top Channel