Detaje tronditëse nga aksidenti në Nigeri/ Anthony Joshua ende në spital, rrezikohet rikthimi në ring
Armand Duplantis dhe Aitana Bonmati e mbyllën vitin në majë. Atleti suedez i kërcimit me shkop dhe futbollistja spanjolle janë shpallur ‘Kampionët AIPS 2025’, një titull që jepet nga votimi i gazetarëve dhe këtë vit ishin plot 836 gazetarë nga 121 vende të botës që bënë votimet e tyre.
Duplantis përsëriti suksesin e vitit të kaluar pas një sezoni që ishte i një galaksie tjetër. Atleti skandinav ishte dominues total në votime pas një viti perfekt ku ai theu rekordin e tij në kërcimin me shkop në 4 raste; 6.27 m në Clermont-Ferrand, 6.28 m në Stokholm, 6.29 m në Budapest dhe rekordi stratosferik 6.30 m në Tokio ku ai fitoi edhe titullin e tretë radhazi botëror. Që nga shkurti i 2020 Duplantis e ka thyer rekordin botëror të kërcimit me shkop 14 herë. Pas Duplantis në vendin e dytë është Carlos Alcaraz me 8 tituj të fituar, ndërsa në vendin e tretë është Ousmane Dembele i PSG, fitues i 6 titujve me skuadrën pariziene si dhe i Topit të Artë, FIFA The Best
Top 10 i sportistëve meshkuj AIPS 2025
Armand Duplantis (Suedi)-Atletikë 1182 pikë
Carlos Alcaraz (Spanjë)-Tenis 784
Ousmane Dembélé (Francë)-Futboll 713
Achraf Hakimi (Marok)-Futboll 531
Tadej Pogačar (Slloveni)-Çiklizëm 410
Lamine Yamal (Spanjë)-Futboll 332
Kylian Mbappé (Francë)-Futboll 274
Jannik Sinner (Itali)-Tenis 219
Luka Dončić (Slloveni)-Basketboll. 192
Mohamed Salah (Egjipt)-Fútbol 191
Në kategotrinë e femrave, triumfoi Aitana Bonmati. Mesfushorja e Barcelonës dhe përfaqësueses spanjolle këtë vit arriti të triumfojë pas vendit të tretë në 2023 dhe të dytë në 2024. Bonmati u shpall Lojtarja më e mirë e Champions League dhe Evropianit të vajzave ku Barcelona dhe Spanja u mposhtën vetëm në finalet respektive. Në Spanjë, Bonmati fitoi tripletën e trofeve, Kampionat, Kupën e Mbretëreshës dhe Superkupë. Pas Bonmati në vendin e dytë u rendit Beatrice Chebet, kampione e botës në 5000 dhe 10 000 m në atletike duke u bërë e para atlete që e uli nën 14 min kohën e garës së 5000 m. Podiumin e plotëson Aryna Sabalenka, numri 1 i renditjes botërore në tenis
Top 10 sportistet vajza AIPS 2025
Aitana Bonmatí (Spanjë)-Futboll 824 pikë
Beatrice Chebet (Kenia)-Atletikë 453
Aryna Sabalenka (Bjellorusi)-Tenis 446
Sydney McLaughlin(SHBA)-Atletikë 393
Femke Bol (Holandë)- Atletikë 356
Mariona Caldentey (Spanjë)-Futboll 298
Coco Gauff (SHBA)-Tenis 281
Faith Kipyegon (Kenia)-Atletikë 257
Federica Brignone (Itali)-Ski Alpine 256
Valarie Allman (SHBA) -Atletikë 251
Top Channel