Takimi i gjashtë mes Trump dhe Netanyahut për vitin 2025, kryeministri izraelit mbërrin në rezidencën e kreut të Shtëpisë së Bardhë në Florida

29/12/2025 19:54

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mbërritur në rezidencën e Donald Trump në Florida për takimin e gjashtë midis dy udhëheqësve në vitin 2025.

Në deklaratat që bëri për gazetarët gjatë zbarkimit, presidenti amerikan nuk u përgjigj kur u pyet nëse do t’i jepte Izraelit dritën jeshile për një sulm të ri ndaj Iranit. Ai e kërcënoi Iranin se “ne do t’i shtypim ata” nëse përpiqet të riarmatoset. “Kam dëgjuar se po përpiqen të riarmatosen. Nëse e bëjnë këtë, ne do t’i shtypim”, tha presidenti.

Lidhur me çështjen kontroverse të fazës së dytë të planit të paqes në Gaza, i cili parashikon çarmatosjen e Hamasit, Trump shprehu shpresën e tij se do të ecin drejt kësaj faze sa më shpejt të jetë e mundur. Ai theksoi, megjithatë, se organizata palestineze “duhet të çarmatoset”.

Lidhur me diskutimin që pati sot me presidentin rus Vladimir Putin, presidenti amerikan tha se ishte një “bisedë shumë e mirë”, por se mbeten “disa çështje shumë të vështira”, të cilat ai shpreson se do të zgjidhen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB