Shpërthen boksi elektrik në Shkodër, plagoset një person
29/12/2025 10:21
Një person ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të një boksi elektrik, paraditen e sotme, në lagjen Perash në Shkodër.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Nga shpërthimi dyshohet se i plagosuri ka marrë lëndime të shumta.
Top Channel