Milan ‘i pamëshirshëm’ me ‘sniperin’ Pulisic; amerikani, 1 gol çdo 2 gjuajtje
Franco Mastantuono është një prej lojtarëve që të bëjnë të ëndrrosh; është i ri, vetëm 18 vjeç, por me etiketën e të paracaktuarit. Këtë verë, Reali i Madridit pagoi 45 milionë euro për të mposhtur konkurrencën dhe për t’ia rrëmbyer futbollistin River Plate.
Por Mastantuono duhet të bëjë llogaritë me një konkurrencë të pamëshirshme te Los Blancos; Rodrygo, Arda Guler, e madje edhe Brahim Diaz dhe sheh që e ka të vështirë të fitojë një vend titullari nga mesfusha e më para te skuadra e Xabi Alonsos
Një situatë që ka bërë të shtohen spekulimet rreth të ardhmes së tij. Sipas disa zërave të ditëve të fundit, përfaqësuesit e Mastantuonos ia ofruan me huazim futbollistin disa klubeve evropiane në mënyrë që ai të aktivizohet më shumë duke parë se Botërori 2026 po afron dhe mes këtyre skuadrave ishte dhe Napoli.
Por mesa duhet bëhet fjalë për një sugjerim merkatoje që është i destinuar të mbetet i tillë për disa arsye. Në radhë të parë është vetë Xabi Alonso. Mësohet se trajneri spanjoll beson te Mastantuono dhe dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij në muajt e ardhshëm. Për më tepër, te Napoli duket se Giovanni Manna kërkon më shumë një mesfushor tipik sesa një mesfushor më ofensiv. Por jo vetëm kaq, një transferim i mundshëm i argjentinasit te Napoli do të sillte një sërë lëvizjesh të detyruara; kampionët e Italisë e kanë merkaton te kufizuar dhe duhet ta mbyllin atë me diferencë zero dhe një lëvizje e tillë do të detyronte ata të largonin futbollistë për t’i bërë vend pagës së fantazistit argjentinas.
Si alternativë, Napoli do të duhej të bindte Realin e Madridit të lejonte kalimin e Mastantuonos me huazim duke kontribuar në pagesën e pagës së futbollistit, një skenar që vështirë se Realit i Madridit do ta marrin në konsideratë; ideja për t’i ‘dhuruar’ një futbollist të talentuar si Mastantuale tek një rival i mundshëm në Ligën e Kampioneve, nuk pëlqehet te drejtuesit e Realit të Madridit. Kështu që kalimi i Mastantuonos te Napoli është i destinuar të mbetet një hipotezë merkatoje për këtë fund viti.
Top Channel