10 qytetet më të sigurta për të jetuar në botë, të gjitha ndodhen në Europë
Të ndërtuara çdo dimër dhe të destinuara të zhduken me ardhjen e pranverës, hotelet e akullit po kthehen në një nga përvojat më të pazakonta dhe më të kërkuara të turizmit dimëror.
Tarifat zakonisht nisin nga rreth 400 euro për natë në hotelet prej akulli, ku vizitorët flenë në shtretër të ndërtuar nga uji i ngrirë i lumenjve. Është sezoni i tyre: jo thjesht për pushime dimërore, por për hotelet e akullit, një risi e ftohtë që rikthehet çdo vit nga Kanadaja dhe Laplanda finlandeze deri në Zermatt të Zvicrës.
Këto struktura janë njëherazi arritje inxhinierike, ekspozita të përkohshme arti dhe, gjithnjë e më shumë, destinacione luksi.
Nuk bëhet fjalë vetëm për dhoma të gdhendura në akull. Në hotelet më të konsoliduara, interierët planifikohen me muaj dhe artistë ftohen të krijojnë suita unike.
Në ICEHOTEL 36 në veri të Suedisë ka 12 suita tematike: nga një bibliotekë e ngrirë e gdhendur në mure. Vizitorët flenë mbi dyshekë të izoluar termikisht, ndërsa ambientet e banjove janë të ngrohta dhe të ndara.
Modele të tjera ndryshojnë në koncept, por jo në komoditet. Apukka Resort pranë Rovaniemit ofron iglu xhami të ngrohur për të parë Dritat Veriore; Hôtel de Glace në Québec kombinon dhoma të gdhendura me sauna dhe xhakuzi; ndërsa në ICEHOTEL shërbehen menu degustimi me produkte lokale, ndonjëherë edhe mbi blloqe akulli.
Si ndërtohet një hotel akulli?
Akulli mblidhet në fund të dimrit ose fillim pranvere nga lumenjtë përreth dhe ruhet deri. Punimet nisin kur temperaturat bien nën zero, zakonisht në nëntor.
ICEHOTEL shtrihet në rreth 2,800 m², përdor afro 550 tonë akull dhe mijëra metra kub “snis” (përzierje bore dhe akulli) për mure e tavane. Çdo vit është unik dhe nuk përsëritet.
Ku mund të qëndroni?
– Jukkasjärvi, Suedi (ICEHOTEL 36): nga rreth 600 euro për dy persona, përfshirë pajisje termike dhe mëngjes.
– Zermatt, Zvicër (Iglu-Dorf): nga 450 euro për dy, me darkë dhe mëngjes.
– Laplandë, Finlandë (Apukka): nga 400 euro për natë.
– Québec, Kanada (Hôtel de Glace): nga 500 euro për natë.
Top Channel