Numërohen 99% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49.3% të votave, PDK 21% e ndjekur nga LDK me 13.6%
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas fitores së gati 50% të votave në zgjedhjet e parakohshme.
Në një konferencë për shtyp ai tha se do ta ftojë opozitën të bashkëpunojnë në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare.
“Së pari të presim certifikimin nga KQZ. Dhe mëpastaj menjëherë e konstituojmë Kuvendin dhe themelojmë qeverinë. Jam i interesuar për bashkëpunim me opozitën për marrëveshjet ndërkombëtare, Plani i Rritjes, marrëveshjet me Bankën Botërore.Bllokadat janë të pamundshme tanimë. Tepër herët të flasim, sonte do të festojmë”, tha Kurti.
Ai u përgjigj edhe për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit në pranverën e ardhshme, kur shumicës i duhen 80 vota, të cilat tani nuk i ka.
“Na duhet të bisedojmë edhe me opozitën për presidentin e ardhshëm. Por, së pari do të bisedoj me presidenten aktuale, që të shohim hapat e ardhshme. Por, dihet që edhe për zgjedhjen e presidentin, na duhen 80 veta në sallë, dhe për këtë na duhet të bisedojmë. Por, ky sështë as hapi i dytë, por i tretë. Por, njëherë certifikimi”, tha më tej Kurti.
Top Channel